Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Mësohet se shtetasi me iniciale K.K, ka dhunuar nënën e tij në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.