Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Bjorni Shushari. Ky i fundit dhunoi për vdekje 54-vjeçarin Krenar Bisku, i cili i hyri në banesë për të vjedhur disa pula. Shushari ndodhej në burg deri më tani, pasi u arrestua nga policia, pas ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54-vjeçari u fut në banesën e familjes Shushari për të vjedhur pula, aty ku i riu e kapi dhe e dhunoi duke i shkaktuar fraktura të rëndë në kokë dhe në trup. Ai u dërgua për trajtim të specializuar tek “Trauma” në Tiranë por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoi plagëve.