Rrëfehen gratë: Ja detaji që më bëri të kuptoja se i dashuri po më tradhtonte

Ndonjëherë, njerëzit që tradhtojnë, pa dashur, priren të lënë pas dëshmitë e tradhtisë së tyre, si për shembull një mesazh që harrohet të fshihet apo veshja e dikujt tjetër në vendin e gabuar.

Për një grua, rasti kur ajo zbuloi tradhtinë, ishte diçka krejt ndryshe. Priza.al ju sjello dëshmine e një vajze, Ximena Salazar e cila rrëfen se si “kapi mat” bashkëshortin. Ajo tregon se kishte një javë që ishte larguar për të vizituar familjen, por kur u kthye në shtëpi, gjeti të gjitha gjërat e banjës së saj nën lavaman. Duket sikur i dashuri i saj po përpiqej të fshihte faktin që ai jetonte me të.

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë personat të cilët ndanë eksperiencat e tyre të ngjashme me Salazar duke komentuar në rrëfimin e saj.

“Unë isha jashtë qytetit për punë dhe ai i kishte vendosur gjithë gjërat e mia në banjën e dhomës së miqve”.

Një tjetër shkruante:

“Furça ime e dhëmbëve ishte në plehra.”

Dikush tjetër u shpreh:

“Një herë u ktheva në shtëpi nga puna dhe pashë që të gjitha kornizat me fotot tona ishin hequr. E pyeta bashkëshortin dhe ai më tha thjesht ‘se di’.

Në një këndvështrim më pozitiv, Salazar thotë se “mësoi shumë nga përvoja me ish-partnerin e saj”.

“Kam pranuar se trishtimi do jetë pjesë e këtij udhëtimi, por nuk do jetë kurrë aspekti kryesor i tij. Kam një rrugë të gjatë për të bërë dhe zgjedh të gjej lumturinë brenda vetes!”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *