Rrëfehet gruaja e Presidentit/ Monika Kryemadhi: Jam zënë me Metën, e bëra ‘block’ në celular. Ja kush na pajtoi…  

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” se Presidenti Ilir Meta ka qenë ‘block’ në celularin e saj gjatë fushatës. Ajo u shpreh se ka qenë zënë me kreun e shtetit për çështje të zgjedhjeve.

Sipas Kryemadhit, çështja e procesit zgjedhor në Shqipëri kërkon fokusin e të gjitha institucioneve. Kryemadhi tha se “pajtuesi i gjaqeve” mes saj dhe Metës ka qenë Lulzim Basha, i cili sipas kryetares së LSI-së është në unison të plotë me kryetarin e shtetit.

Blendi Fevziu: Si janë raportet me Bashën? Keni folur këto kohët e fundit?

Monika Kryemadhi: Pa fund kemi folur jemi gjithë kohës në kontakt. Biles meqë kishin merak jam zënë apo nuk jam zënë unë me Ilir Metën, Po, kemi qenë…

Blendi Fevziu: Jeni zënë me Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Po, ka qenë ‘block’ Ilir Meta në telefonin tim.

Blendi Fevziu: Pse?

Monika Kryemadhi: Sepse zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe për shkak të…

Blendi Fevziu: Po ju e quanit dashuria e jetës sime para disa kohësh apo u tret dashuria për një muaj?

Monika Kryemadhi: Në politikë dashuria është luftë dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u pajtuar.

Blendi Fevziu: Ju ishit zënë me Ilir Metën për çështje personale apo çështje të zgjedhjeve?

Monika Kryemadhi: Zihemi për çështjet e zgjedhjeve.

Blendi Fevziu: Po ç’punë ka presidenti me çështjet e zgjedhjeve në LSI?

Monika Kryemadhi: Sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor në Shqipëri kërkon fokusim total të të gjitha institucioneve shtetërore  dhe ajo që është akoma më e rëndësishme është që institucionet zyrtare, qoftë Presidenti, Kryeministri, prokuroria dhe gjykatat janë institucione që qoftë pavarësisht se ndodh kapja e shtetit, qoftë edhe për hipokrizinë qytetare dhe të mediave duhet të jenë shumë korrekte.

Blendi Fevziu: I bie që këto kohë Basha po bën pajtuesin e gjaqeve?

Monika Kryemadhi: Po e them, sigurisht që është pajtues i gjaqeve sepse është në unison me Presidentin Meta. Unë jam më agresive, më radikale në veprime se këta.

Blendi Fevziu: Më radikal se zoti Meta unë nuk kam parë këto kohë?

Monika Kryemadhi: S’keni parë gjë…

Blendi Fevziu: S’kam parë gjë akoma!

Monika Kryemadhi: Po të jetë puna për radikale Ilir Meta ka falur nja shtatë herë deri tani Edi Ramën, Monika Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë.

/Burimi: Tvklan.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *