Rrëfehet ish-i dashuri i Alvisës: Kisha siklet të madh kur e shihja në takim me të tjerët

Hysen Ramaj, ish-konkurrenti i Për’puthen u prezantua dhe si ish-i dashuri i Alvisës. I ftuar në një emision televiziv ai hodhi poshtë gjithë aludimet se ata kanë diçka bashkë.

‘Kemi 6 muaj që i kemi ndërprerë kontaktet’,- tregoi ai.

Gjithashtu Hyseni u pyet për faktin se si ishte të jesh në një emision për të gjetur dashurinë me ish-të dashurën.

‘Në fillim nuk e mendoja se do ishte e vështirë, por realisht në disa momente e kam ndjerë veten shumë në siklet sa thashë, po unë ç’dua që erdha këtu. Sikleti më i madh ishte kur ajo bënte takime me djemtë dhe ishte një afrimitet shumë i tepërt.’,- rrëfeu ai.

Hyseni tregoi dhe se si i sheh Alvisën me Bashkimin.

‘Hyrjet e reja do i trazojnë shumë ujërat dhe ata dy nuk kanë për të qenë bashkë. Duke njohur pak Bashkimin, pastaj dhe Alvisën janë të dy që mbajnë shumë mëri e inat. Do marrin një tjetër drejtim nga hyrjet e reja, besoj unë. Do dali me ndonjë nga djemtë dhe Bashkimi do mërzitet’,- tha ai.

Kujtojmë se gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut. Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë. Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.

Hyseni reagoi  duke mohuar çdo aludim.

‘Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë.’,- shkroi ai.

No description available.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *