Meghan Markle do të jetë “e pafiltruar” në podcast-in e saj të ri, Archetypes! Në një video për të promovuar serinë e podkasteve Spotify, Dukesha e Sussex foli për atë që dëgjuesit mund të presin nga “Archetypes”.
“Njerëzit duhet të presin Meghan-in e vërtetë, atë që nuk e kanë njohur kurrë. Unë jam thjesht e emocionuar që jam vetvetja dhe flas dhe jam e pafiltruar”, ka thënë Meghan duke shtuar se ka menduar vetëvrasjen nga paragjykimet mbi ngjyrën e lëkurës së saj.
Episodi premierë shfaqi “miken e dashur” të Meghan Serena Williams. “I kërkova të vinte të fliste me mua për atë fjalë të ndyrë kur bëhet fjalë për gratë – ambicie”, tha Meghan.
Podkasti i Meghan, i cili është seria e parë e podkasteve si pjesë e partneritetit shumëvjeçar të Spotify dhe Archewell Audio, ka të bëjë me “etiketat që përpiqen t’i pengojnë gratë”. Në episodin e parë, Dukesha tha: “Gjatë dhjetëra episodeve të ardhshme, ne do të jetojmë brenda dhe do të zhdukim kufijitë në të cilat gratë janë vendosur për breza. Disa nga këto fjalë – këto etiketa – janë të ashpra. Dhe unë dua të kuptoj se nga vijnë ato, pse kanë ngecur për kaq gjatë dhe më e rëndësishmja, se si mund të ikim para tyre.”