Rrëfehet moderatorja e njohur: Erdhi mu afrua, më kapi nga supet dhe tentoi të më puthte

Antoneta Koçi moderatore e njohur  së fundmi ka treguar se ka shpëtuar nga një rast dhunimi.

Ajo tha se ngjarja e rëndë i kishte ndodhur vitin e kaluar por nuk ka dashur që ta ndaj në publik sepse ishte e shqetësuar nga komentet që do merrte, pasi njerzit gjithmonë janë të prirur që fajin t’ja hedhin viktimës.

Ngjarja i ka ndodhur te Liqeni Artificial në Tiranë, dhe në atë moment ajo kishte tentuar të bëjë shumë telefonata por në pa mundësi për të shpjeguar vendndodhjen e saj personi ju kishte afruar dhe moderatorja tregon se si kishte vrapuar deri në momentin që ju kishte  bashkuar një çifti në rrugë.

“Unë kam qenë te Liqeni Artificial në Tiranë. Pas palestre do takohesha me dy mikesha të miat që ishin atje, por ato kishin menduar të lëviznin për shkak të një problemi që kishin pasur dhe u gjenda vet te Parku i Liqenit dhe duke menduar që kthimi pas nuk kishte më kuptim, thjesht vazhdova rrugën dhe mendova që do të kishte goxha njerëz sepse ka qenë pasdite vere, faktikisht po afronin orët e darkës, por nuk e mendova si problem sepse aty ku isha kishte goxha lëvizje, në një moment e gjeta veten në një situatë ku mendova shumë lloj skenarësh dhe asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ndodhi sepse unë arrita të vrapoj shumë shpejt dhe fatmirësisht më doli një çift përpara.

Në një moment fillova të dëgjoj disa hapa. Aty ku po kaloja, në një rrugicë, nuk kishte fare njerëz në një moment dhe fillova të dëgjoj një person që po vraponte, po mu duk diçka e dyshimtë. Gjithsesi ai personi filloi të ulte shpejtësinë derisa filloi të ecte normalisht krah meje.

Filloi të bënte ngacmime të ndryshme, unë normalisht shumë serioze ju ktheva që ‘të lutem vazhdo rrugën sepse nuk dua të të flas, kam problemet e mia’ e gjëra të tilla, ai vazhdonte komunikonte me mua dhe vazhdonte të bënte ngacmime.

Ruajta qetësinë deri në momentin që ai filloi të tregohej problematik, sepse erdhi mu afrua, më kapi nga supet dhe tentoi të më puthte, në atë moment pastaj unë fillova të vrapoj me sa fuqi kisha deri në momentin që pash një çift dhe ju bashkova atyre,” tregoi Antoneta për Euronews Albania.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *