Djana Bahçja,nëna e arrestuar një javë pas lindjes për një gjobë të marrë në 2020 ka folur për mediat rreth qëndrimit të saj në burg .
Ajo tha se qëndrimi në burg ka qenë shumë i vështirë. Ndërkaq ajo konfirmoi se nuk i është komunikuar gjoba dhe se nuk ka qenë ne dijeni të gjobës së marrë
Diana: Ishte e vështirë. Nuk e përballoja dot. Me zor kam qëndruar në burg, duke qarë. Kam pasur dhimbje trupit.
Djalin e gjeta mirë. Ishin kujdesur burri dhe vjehrra.
Kur shkova në polici më thanë je e dënuar. Më thanë nuk duam të dimë që ke lindur, nuk kemi lidhje me atë punë. Do vijë policia e Tiranës për të marrë.
Nuk kam qenë në dijeni për gjobën, për asgjë. Në burg kam qëndruar vetëm. Kanë qenë ditë të vështira.