Rrëfehet nga spitali Tefta Malaj: Taulanti kishte tentuar të abuzonte seksualisht me vajzën

Tefta Malaj, gruaja e Taulant Malajt i cili vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis ka rrëfyer të gjithë ferrin që përjetoi nga 45-vjeçari.

E shtruar në spital, duke u prononcuar në një emision televiziv, Tefta Malaj shokoi me deklaratën e saj ku tha se Taulanti e ngacmonte seksualisht të bijën e mitur, Xhesikën, të cilën e vrau me thikë teksa kjo e fundit tentoi të mbronte të ëmën nga sulmi i tij.

Lidhur me akuzat e tij, Tefta Malaj shprehet se janë të pavërteta, madje është e gjitha për të fshehur të vërtetën e madhe, sesi ai kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të bijën. Ajo madje u shpreh se në shtëpinë e tyre ishin instaluar kamera për shkak të veprimit të tij monstruoz ndaj të bijës.

“Nuk qëndrojnë fare çfarë thotë ai mostra. Ai duhet të kishte vrarë veten me atë që ka bërë dy vite më parë. E prekte vajzën, e ngacmonte. Ai bëhej xheloz se vajza dilte dhe argëtohej me miqtë. Vajzën se donte më, ndaj e vrau vajzën. Ajo nuk i fliste më babait. Nuk e denoncova se nami i del vajzës, sido që të jetë.”- tha përciptazi Tefta Malaj në një emision televiziv.”- tha përciptazi Tefta Malaj në një emision televiziv.

Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *