Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja, Klea Huta janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar.
I ftuar në një emision televiziv, Elgiti ka rrëfyer se si e ka ka bërë për vete Klean.
“Të ishte që të më zgjidhte ajo mua s’më zgjidhte por e zgjodha unë. Na takon ne meshkujve ta zgjedhim ne femrën dhe t’i mbushim mendjen që jemi të mirë”, tha ai.
Sakaq ka rrëfyer edhe për propozimin romantik që ai i bëri disa javë më parë, ku tha se ishte vonuar shumë për të bërë diçka të tillë.
“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrakat, i harroj gjërat”, tha Elgiti.