Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, modelja Almeda Abazi rrëfeu për herë të parë për humbjen e babait dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.
Bukuroshja shqiptare u shpreh se babait i nevojitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua që t’ia dhuronte.
Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë dhe kishte përputhje me të, i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.
Pasi bëri publike historinë në fjalë, duket se reagimet e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta. Këtë e ka zbuluar vetë Almeda përmes një postimi në “Instastory”.
“Kam marrë kaq shumë mesazhe të bukura. Dua t’ju falenderoj. Një përqafim për të gjithë ju”, shkruan Almeda Abazi.