Së fundmi, gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka rrëfyer për herë të parë arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian. Ajo pranoi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj, me të cilin ka një vajzë.
“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën”, tha Karaiskaj.
Ndërsa mori edhe disa komente pozitive për deklaratën nga të ftuarit e tjerë të panelit, Karaiskaj shtoi:
“Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.
Ndërsa sa i përket faktit nëse partneri do ia rrëfente tradhtinë dhe do i kërkonte falje, ajo u shpreh se zgjedhja e parë do ishte familja.
“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, tha Karaiskaj.