Përlotet publiku: Ngel shtatzënë në burg, sëmuret rëndë dhe i marrin fëmijën…
Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” është bërë Suela Cllini e cila ka treguar se është e birësuar dhe tani kërkon që të zbulojë për origjinën dhe prindërit e saj biologjikë. Fatmirësisht Suela ka gjetur familjen biologjike të Suelës, ku ka mësuar shkakun se pse ka përfunduar në shtëpinë e fëmijës.
“Nga ajo që ne kemi arritur të zbulojmë t’i ke ardhur në jetë nga një marrëdhënie e rregullt martesore. Nëna jote quhet Ilira. Në vitin 1975 babai juaj arrestohet dhe dënohet me 8 vite heqje lirie në burgun e Burrelit. Në atë kohë prindërit e tu të cilët jetonin në Tiranë kishin dy fëmijë dhe prisnin një të tretë. Ndaj nënës tënde u mor vendimi i internimit në një fshat të Tiranës, por meqenëse ishte shtatzënë, ekzekutimi i vendimit u shty për më vonë.
Nëna jote lindi një vajzë e cila ndërroi jetë pas një viti. Nëna mundohet që të mbijetonte duke punuar për të rritur dy fëmijët e tjerë dhe herë pas here shkonte takonte bashkëshortin në burg, pra nuk e la. Në një nga këto takimet speciale, ngelet shtatzënë sërish. Në lagjen ku jetonte, filluan ta shikonin me një sy tjetër sepse e dinin që herët a vonë do të përfundonte përsëri në internim. Dikush në atë kohë inskenoi një sherr me nënën tënde dhe e denoncoi në polici gjoja sikur nëna jote e kishte kërcënuar dhe mamanë e ndaluan dhe e çuan në burgun e Elbasanit.
Shtatzëninë e kaloi në burg dhe në ditët kur do të të lindte ty, ishte shumë e sëmurë sa i rrezikohej dhe jeta. Në mëngjesin e ditës 24 Maj 1979 në maternitetin e Elbasanit lindi vajzën që e quajti Suela Dako. Për një javë nëna jote të ka ushqyer me gji derisa për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore e dërguan në Sanatoriumin e Tiranës, ku ndenji 6 muaj.
Pas spitalit nuk mbaruan vuajtjet e saj. Për 5 vite ajo duhet të punonte si e internuar. Një fëmijë ia mbante e ëma, një tjetër vjehrra, një vajzë i kishte ndërruar jetë dhe ti që mbete në maternitet, më pas përfundove në shtëpinë e fëmijës. Që nga dita që të la në maternitet, ajo nuk të pa më kurrë. Mbaroi internimi, nëna jote u bashkua me fëmijët edhe me babin tënd që u lirua me amnisti dhe jetuan në Krastë të Martaneshit.
Lindën dhe dy fëmijë të tjerë. Pas ndryshimit të sistemit, nëna jote u largua familjarisht drejt Greqisë ku vazhdon të jetojë edhe sot”, ka rrëfyer moderatori.
E rritur jetime, mësuesi i fillores i ndryshon jetën Suelës: Në shkollë më distanconin…
Suela e cila ka ardhur për të gjetur prindërit e saj biologjikë, tregon për jetën që ka bërë në shtëpinë e fëmijës dhe si i ndryshoi jeta kur një nga mësuesit e saj vuri re talentin që ajo kishte në muzikë.
Ke pasur dy realitete të vështira edhe në familje edhe në shkollë sepse edhe në shkollë kam përshtypjen që ju mënjanonin?
Suela Cllini: Po mënjanoheshim nga të tjerët. Ishim të veshur njësoj në mos gaboj dhe kur dilnim dilnim grup, por kur shkonim në shkollë nga ndanin nëpër klasa dhe e shikonim veten të distancuar nga të tjerët. Të tjerët largoheshin kur na shikonin të tjerët me të njëjtën veshje.
Suela tregon se pasi mbaroi klasën e katërt, një mësues pa talentin e saj në muzikë, ishte mjaft e aftë t’i binte klarinetës. Për një kohë shumë të shkurtër ajo e la klarinetën sepse të tjerët i thoshin që është një instrument që i bien vetëm çunat dhe jo gocat. Mësuesi i saj insistoi shumë dhe e çoi në Liceun Jordan Misja dhe kjo e bëri të ndihej mirë nga ana shpirtërore./tvklan