Rrëfimi i deputetit shqiptar që e shpëtoi foshnjën në Mal të Zi: Nga lart u duk si kukull

Deputeti shqiptar në parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, shpëtoi nga mbytja një fëmijë 2 muajsh dje në Lumin Moraça në Mal të Zi.

Ai në një intervistë  ka rrëfyer ngjarjen, ku tha se ishte për vizitë në Mal të Zi që ta shikonte procesin zgjedhor presidencial atje.

“Isha në Mal  të Zi që t’i shikoja zgjedhjet presidenciale dhe dje ishim me një irlandez, që është kryesues i delegacionit, dolëm që të ecnim”.

“Kur mbërritëm tek lumi, nuk ia dinim emrin. U ndalem tek ura që ta gjejmë emrin dhe kur shikova poshtë pashë një grua me kokë poshtë në ujë dhe nuk dija se çfarë ka ndodhur”, është shprehur Dibrani.

Tutje, ai tha se në një moment, një grua lëshoi diçka, për të cilën tha se “nga lart u duk si një kukull, e në atë moment vendosëm që të vrapojmë poshtë e të shikojmë se a është foshnje apo kukull”.

“Dy persona mbërrin para meje, e nxorën foshnjën nga uji. Kur mbërrina e kam kapë foshnjën dhe fillova t’i jap ndihmën e parë. Pas një kohe, foshnja u bë e gjallë. Kam vrapuar deri në rrugë që ta presim ambulancën”, tha Dibrani.

Ai tha se sipas informatave që ka, foshnja është mirë po nuk dihet nëse do të ketë ndonjë komplikim shëndetësor tutje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *