Zbulohet shuma e parave/ Ja kush është gjyqtarja e arrestuar nga SPAK, mikeshë e Çapajve

Gjyqtarja e Elbasanit,  Zamira Vyshka rezulton të ketë favorizuar në një proces gjyqësor fisin Çapja, pasi ka nxjerrë të pafajshëm Sokol Çapjan, vendim ky që është marrë në vitin 1998.

Në dëshminë e tij ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema tregon miqësin e gjyqtares Zamira Vyshka me fisin Çapja. Mema, ka treguar para prokurorit Xhevat Hana se në përpjekje për ta mbyllur konfliktin miqësisht me Çapjat, ka takuar një avokat që quhet Gëzim Delilaj. Sipas tij Delilaj ishte avokat i familjes Çapja, pasi kishte mbrojtur Sokol Çapjan, në një proces gjyqësor, pasi në vitin 1993, Sokoli së bashku me dy persona të tjerë kishte vrarë një person tek parku “Rinia”. Në këtë rast Sokoli, mori pafajësinë në vitin 1998, pasi mesa di unë, oficeri i policisë gjyqësore Vangjel Xhani dhe gruaja e këtij të fundit, Sofika Xhani, e cila ishte prokurore në Elbasan, kanë grisur fletët e dosjes dhe i ngatërruan. “…gjyqin me sa di unë e ka zhvilluar gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila është mikeshë shumë e afërt e familjes Çapja. Ndërsa çifti Xhani pas këtij veprimi që bënë u larguan për në Amerikë”, ka treguar ai

Mësohet se Vyshkaj ka marrë një shumë prej 4 milionë lekësh të reja nga familjarët e një prej të arrestuarve me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit. Ndërkohë, në pranga ka rënë dhe avokati Ilir Pashaj. Ata akuzohen pas dyshimeve për korrupsion.

Arrestimi i gjyqtares dhe avokatit pas përgjimeve dhe vëzhgimeve nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije se avokati Ilir Pashaj u tha familjarëve se do i ulte të dënuarit 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të dënuarit i kanë thënë avokatit: Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *