Ashtu sikurse në ndeshjen me Serbinë, në “Rusi 2018”, ku shënoi me një goditje fantastike nga jashtë zone, Granit Xhaka u shndërrua sërish në një hero të shqiptarëve, pasi ia doli të mundte Serbinë, me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Në një intervistë të dhënë për gazetën prestigjoze britanike “The Guardian”, Xhaka foli edhe për vuajtjet e familjes së tij, që e cila i ka dhënë një shtysë të madhe motivimi në përballjen me Serbinë.
Gjatë intervistës Xhaka tregoi se në kohën e ish-Jugosllavisë, të atin e kishin arrestuar si pasojë e pjesëmarrjes në demostrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd, madje ai tregoi se në burgjet e serbëve, ai dhunohej, duke shtuar akoma më shumë urrejtje ndaj palës serbe.
“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull. Por më pas nisën ta rrihnin. Si i biri i tij, historia është diçka që më prek thellë është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time. Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë”,– u shpreh Graniti, për të atin.
“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike”,- tregoi Xhaka.