Kristjan Asllani ishte një nga afrimet e verës të Interit. Mesfushori shqiptar la Empolin për t’u bashkuar kështu me nënkampionët e Italisë. Asllani ka dhënë një intervistë të gjatë për DAZN, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.
A ta mban të na thuash tre faktorët që të kanë lënë më shumë mbresa në këto ditë të para në radhët e Interit? Nga kuzhinieri i aftë te parkimi shumë i madh…
Ndoshta qendra stërvitore, Nuk jam mësuar me një qendër stërvitore kaq të madhe. Pastaj djemtë, sigurisht. Më parë i shihja në televizor, tani luaj bashkë me ta.
Janë dy… mungon një. Kuzhinieri a është i aftë?
Po, jashtëzakonisht.
Kush po ju udhëzon më shumë mes shokëve të rinj të skuadrës?
Në këto ditë nuk ishim të gjithë, por ishte padyshim Danilo D’Ambrosio pak më shumë se të tjerët. Por të gjithë në përgjithësi po më ndihmojnë të integrohem: Darmian, Handanoviç. Këshilla e vlefshme që japin më të rriturit është që të mbetesh i përulur.
E kë bërë ritin e fillimit?
Deri tani jo dhe jam në ankth për këtë.
Nëse do t’ju kërkojnë të këndoni, do ta bënit?
Eh, duhet ta bëj.
Ke kryer vizitat mjekësore me Lukakun, ishte hera e parë që e takuat? Çfarë biseduat?
Po, ishte hera e parë dhe kemi folur rreth gjysmë ore në qendrën mjekësore. Edhe ai po më jep një ndihmë të madhe në procesin e integrimit.
Ai ka thënë një aspekt shumë të rëndësishëm rreth jush: ‘Ka një mentalitet të madh, flet si një djalë 27-vjeçar’. E shihni veten në këtë përshkrim?
Eh, ma thonë të gjithë. Jam i lumtur që i kam lënë këtë përshtypje, mundem vetëm të jem i lumtur që një lojtar si ai flet kështu për mua. Unë kam qenë gjithmonë i përqendruar vetëm te Interi dhe sapo më kërkuan, pranova menjëherë.
Cila është cilësia më e mirë e Brozoviç?
Me topin në këmbë është shumë i fortë. E kam parë gjatë gjithë kampionatit, duke e admiruar. Mundem vetëm të mësoj nga Brozoviç. Mund t’i vjedh shumë dhe të mësoj shumë.
A ju ka folur Inzagi për rolin në fushë?
Trajneri nuk më ka thënë ende asgjë, por mendoj se mund të mbuloj çdo rol në mesfushë. Vitin e kaluar te Empoli kam bërë shpesh rolin e regjisorit para mbrojtjes, por mund të mbuloj disa pozicione. Fizikisht jam shumë mirë, që nga shkurti kam bërë shumë ndeshje me Empolin dhe duhet të falënderoj trajnerin Andreacoli dhe presidentin Korsi.
Çfarë bën kur nuk stërvitesh?
Asgjë, i gëzohem familjes time, sinqerisht. Nuk kam ndonjë hobi në veçanti. Dëgjoj muzikë por nuk luaj PlayStation. Fantacalcio? Zero.
Do të ndjeheni i kënaqur në fund të sezonit nëse…?
E rëndësishme është të fitojmë diçka. Sinqerisht, do të dëshiroja të fitoja titullin, kam zgjedhur numrin 14 të Perishiç. Më ka shkruar edhe për të më uruar fat dhe jam i lumtur. Numri është edhe për ditën e lindjes së vëllait tim.
Raporti me kritikat?
I përjetoj me qetësi. Nuk kam shumë presion, edhe pse jam shumë kritik ndaj vetvetes. I rishoh gjithmonë ndeshjet për të kuptuar ku dhe në çfarë gjëje mund të përmirësohem.
Si ishte momenti i firmës me Interin?
Në fillim nuk më besohej. Pastaj kur e firmosa, ishte një emocion shumë i bukur për mua dhe për familjen time. Jam shumë i lumtur