Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re. Drejtuesit problematikë të mjeteve të cilët kanë historik negativ me aksidentet do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.
Me llogaritjen e re të primit të sigurimit çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku. Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do të ndikojë në ndërgjegjësimin e drejtuesve.
7 faktorët e rrezikut
1-Historiku i dëmeve
2-Fuqia motorike
3-Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit
4-Eksperienca në drejtimin e mjetit
5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues
6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.
7-Vjetërsia e mjetit