Një person i gjinisë mashkullore është rrëmbyer me forcë në Prishtinë.
Bëhet me dije se lidhur me rastin policia arrestuar tre të dyshuar “dy femra dhe një mashkull).
Ndërkohë, policia njofton se me vendim të prokurorit, gratë janë liruar ndërsa i dyshuari ndodhet ende në burg.
Njoftimi i policisë:
RRËMBIM /Prishtinë 16.04.2022-16:57. Janë arrestuar tre të dyshuar (dy femra dhe një mashkull) kosovar-e nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës së cekur duke rrëmbyer me forcë viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitet policore janë në duke kryer hetime intensive. Me vendim të prokurorit, i dyshuari (mashkull) është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.