Festa ka nisur në Paris, pasi sipas rezultateve të exit-polleve Macron rrëmben mandatin e dytë.
Sakaq, brohoritje shurdhuese janë dëgjuar në sheshin kryesor poshtë kullës Eiffel nga qytetarë të cilët mbajnë pankarta në duar dhe flamujt kombëtar.
“Macron President”, brohorasin mbështetësit e tij pas rezultatit me 58% të votave.
Kujtojmë se kundërshtarja e tij, Marine Le Pen, sipas parashikimeve ka marrë vetëm 48% të votave.