Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar nga Fushë-Kruja, pasi bashkëshortja e ka denoncuar se ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar.
Burime policore bëjnë me dije se në Komisariatin e Policisë Fier shtetasja me inicialet Sh. Sh., 38 vjeç (me banim të përkohshëm në Fier), ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar.
Pas denoncimit është bërë menjëherë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.