“Rrëmbeu” Rrëshenin/ Mëlyshi ftesë publike Ramës: Eja për kafe, kam projekte

Kryebashkiaku i ri i Mirditës, Albert Melyshi ka falenderuar të gjithë votuesit e tij. Me anë të një postimi në Facebook, demokrati i ka bërë një ftesë të veçantë kryeministrit Edi Rama, për të konsumuar me të një kafe në Rrëshen.

“Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës. Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!,“-shkroi ai ndër të tjera në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË

Albert Melyshi: Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj! Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua. Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim! Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi!

Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës. Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *