Rrëmbyen 30-vjeçarin, shpallen në kërkim dy vëllezërit nga Puka

Dy vëllezër janë proceduar penalisht dhe shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pasi në 6 qeshor të këtij viti kanë futur në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur 30-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materiale në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Pukë, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe ka bërë kallëzim shtetasi S. Sh., 30 vjeç, se dy vëllezërit, më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *