Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku disa persona kanë grabitur një 18-vjeçare. Ngjarja është rrëfyer nga vetë vajza gjatë momentit që ka qenë në spital. Kjo e fundit ka treguar me detaje se si u mbajt e mbyllur për disa orë.
Vajza është shfaqur në spital gjatë orëve të mbrëmjes, me lëndime të dukshme dhe në gjendje te keqe emocionale, raporton Sinjali.
Adoleshentja ka treguar se ajo u lirua nga rrëmbyesit pasi e këta të fundit e kanë kuptuar se kanë rrëmbyer vajzën e gabuar.
Ajo i është nënshtruar menjëherë trajtimit mjekësor, ndërkohë që më pas ka përshkruar se si ndodhi rasti. Me flokë të prera nga rrëmbyesit e lëndime e plagë në fytyrë, sipas burimeve, vajza ka treguar se kanë qenë disa persona që ia kanë prerë rrugën.
Ata dyshohet se e kanë futur vajzën me dhunë në makinë dhe më pas e kanë keqtrajtuar fizikisht.
Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa motivi i rrëmbimit nuk dihet ende.
Për rastin është vënë edhe Prokuroria dhe sipas burimeve nga atje, 18-vjeçarja është lëshuar nga rrëmbyesit pas disa orësh dhe familjarët e kanë dërguar në spital.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “rrëmbim”, teksa vazhdojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe mbledhjen e provave që zbardhin ngjarjen.