“Mbante 2 maska dhe ishte i vaksinuar”, rrëqeth bashkëshortja e Ylli Mihalit: Mjekët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim

Në 13 shtator, u nda nga jeta fizioterapisti i Kombëtares së futbollit, Ylli Mihali. Ai nuk arriti të përballonte dot betejën me Koronavirusin. Bashkëshortja e Mihalit, Nerida Guri, bashkëshortja e Mihalit, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, madje ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit. ka treguar se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, madje ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit.

Ajo ka sqaruar të gjithë zërat për vaksinën, duke theksuar se Mihali kishte bërë që në fillim të dyja dozat e Sinovac.

“Neve na përfshiu të gjithëve në shtëpi. Unë u ri-infektova se për herë të parë isha në tetor. Ylli nuk kishte asnjë semundje tjetër përveç Covid. Ylli ishte shumë i fiksuar pas shëndetit, pasi kishte të bënte edhe profeisoni i tij, si fizioterapist. Madje bënte rregullisht check up. Ai ishte i vaksinuar, e ka bërë që në fillim vaksinën kur erdhën të parat Sinovac. Bëri dozën e parë më 19 prill dhe të dytën më 19 maj. Mbante maskë, madje dy maska. Ruhej shumë. Në lidhje me vaksinën mjekët nuk kanë dhënë ndonjë shpegim”.

Më tej, Nerida tha se e ndjen shumë mungesën e tij në çdo rrugë që kalon, i duket sikur e ka në krahë.

“Pata ditëlindjen më 5 tetor dhe më mungoi shumë. Pata fatin të kisha njerëzit e mi afër, tre mbesat e tij ma sollën një dhuratën në një formë sikur ma ka sjellë ai. Tani pa të është shumë e vështirë, në çdo rrugë që eci më shfaqet. Nuk ka asnjë cm rrugë që unë mos të kem ecur me të, më duket sikur e kam një krahë”

Ndërkaq, Gianni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares tonë, ka dhënë një mesazh për  bashkëshorten e fizioterapistit Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta më 13 shtator si pasojë e Covid-19.

De Biasi ka deklaruar se do jetë një dhimbje për të gjithë fillimisht për zonjën, për familjarët e tij, për të gjithë ata që e kanë dashur shumë.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje,

Jam këtu për të marrë pjesë në kujtimin e mikut tonë të shtrenjtë ylli që shumë shpejt na la.

Në një postim timin në Instagram e kujtoja yllin si një gëzim. Ishte nata kur Shqipëria jonë ose më saktë Shqipëria e tij u kualifikua në Euro 2016.  E postova këtë video sepse doja ta kujtoja Yllin si personi më alegro dhe gjithmonë të gëzuar. Ishim të gjithë bashkë atë natë ku patëm një fitore spektakolare kundër Armenisë.

Më pëlqen ta kujtoj dhe si një person të jashtëzakonshëm në punën që bënte, në punën në grup dhe në të qënit shok i të gjithëve. Në të qënit gjithmone një person që rrinte në prapaskenë dhe punonte shumë. Sa herë e kam lënë veten të më masazhonte në mbrëmje kur isha i lodhur dhe nervoz  pas ndeshjeve dhe  me duart e tij arrinte  në pak minuta të më qetësonte. Besoj se kemi humbur shumë duke humbur Yllin.

Është një keqardhje e thëllë të shohësh të ikë një person jashtëzakonisht të fortë me një karakter të bukur dhe dëshirë për të jetuar dhe sot nuk është më. Besoj që do jetë një dhimbje për të gjithë fillimisht për zonjën, për familjarët e tij, për të gjithë ata që e kanë dashur shumë. Për ata që ishin miqtë e tij. Une dua ta kujtoj kështu, me gëzim të madh ndërsa këndojmë bashkë këngën në shqip që nuk i di kuptimin por që në vija të përgjithshme ishte një këngë e gëzueshme(alegro) dhe une dua ta kujtoj në këtë mënyrë. Ciao Ylli do jesh gjithmonë me mua miku im i shtrenjtë.

/Burimi Abc/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *