Në Turqi dhe Siri vijojnë punën ekipet e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë njerëzit e mbetur prej ditësh nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Tërmeti shkatërrues i të hënës që shkoi tronditi Turqinë dhe një pjesë të Sirisë, ndërkohë numri i viktimave ka arritur mbi 28 mijë.
Teksa ditët kalojnë, shanset e të mbijetuarve sa vijnë dhe bëhen më të vogla. Ekipet e shpëtimit nga Bosnja e Hercegovina janë duke kërkuar në mënyrë aktive të mbijetuarit, që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në jug të Turqisë.
Gjatë një bisede telefonike për klix.b, ka folur Fahrudin Dobraça nga Sarajeva, i cili shpjegoi detaje për operacionin e kërkim-shpëtimit. Sipas tij, tani është faza më e vështirë pasi çdo herë e më shumë po gjejnë trupa të pajetë nën rrënoja.
“Më vështiri e kemi, sepse çdo herë e më shumë po hasim në të vdekur. Mbrëmë kemi pasur një situatë kur nëna, babai dhe foshnja janë gjetur të përqafuar dhe pa shenja jete nën rrënoja”, tha ai.
Ai theksoi se situata në vendet e prekura nga tërmeti është dramatike dhe askush nuk dëshiron të flasë pasi fokusi është vendosur te kërkimet poshtë rrënojave, me shpresën se prej andej do mund të nxjerrin persona të gjallë.