Rrëshen/ Mësohet identiteti tre personave të përfshirë në konfliktin me armë zjarri

Është publikuar në media identiteti i tre personave që u përfshinë në një konflikt të çastit në Rrëshen, që më pas agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Personat që qëlluan me armë zjarri janë Martin dhe Enrik Bardhaj, babë e bir, ndërsa personi i tretë është Sajmir Reçi.

Babë e bir, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi janë konfliktuar Reçin, kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit të këtij të fundit.

Gjatë largimit, Reçi ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas, Enrik Bardhaj ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, Martinin, kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Reçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *