Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit, përballë spitalit të qytetit.
Raportohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se 62-vjeçari kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë.
Sakaq, policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.
Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të hasmërisë ku mund të jetë përfshirë viktima Martin Bardhi.