Një masë e madhe dheu dhe guri ka rrëshqitur në rrugën e cila lidh disa fshatra të njësisë Shalë në Dukagjin.
Mësohet se rrëshqitja ka ndodhur si pasojë e reshjeve të fundit, duke krijuar kështu probleme në qarkullim në zonat malore.
Sakaq, sipas informacioneve mësohet se rrëshqitja e gurëve ka krijuar probleme në qarkullimin e banorëve të zonës, por edhe turistëve të huaj.