Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skrapar. 45-vjeçari me iniciale S.P., ka humbur jetën teksa ishte duke punuar për nxjerrjen e gurit gëlqeror të mermerizuar. Ngjarja ka ndodhur në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në nxjerrjen e gurit gëlqeror të mermerizuar, ku gjatë punës ka rrëshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën punëtori 45 vjeçar. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka proceduar penalisht 59 vjeçarin me iniciale J.K inxhinier minierash, me banim në Tiranë.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në nxjerrjen e gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë”, njofton policia.