Situatë problematike është krijuar në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, pas rënies së një masivi gurësh.
Burime për median bëjnë me dije se masivi i gurëve ka bllokuar një korsi të aksit rrugor, ku për pasojë është krijuar trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh.
Mësohet se gurët kanë rënë në vendin e quajtur “kthesa e Nogut” në Hotolisht.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.