Reshjet e dendura të shiut mesditën e sotme kanë rikthyer rrëshqitjen e gurëve në rrugën nacionale Skuraj-Burrel.
Burime për median bëjnë me dije se situata është tepër problematike në zonën e quajtur ‘Sektori c’ pranë Shkopetit pasi rruga është e kalueshme vetëm në një aks.
Mësohet se nuk ka pasur ndërhyrje për të pastruar gurët nga rruga, ku për pasojë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm pasi prezenca e gurëve në rrugë mund të bëhet burim aksidentesh.