Një rrëshqitje dheu në malin Himalaje në pjesën e Indisë ka vrarë të paktën 10 persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Raportohet se dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar pasi gurët ranë mbi një autostradë kryesore, duke shkatërruar disa automjete.
Një zyrtar policor në vend i tha agjencisë së lajmeve AFP se gurët ende binin në zonë. 14 personat e shpëtuar kishin lëndime “por janë mirë pas trajtimit”, shtoi zyrtari.
Abid Hussain Sadiq, një zyrtar i lartë qeveritar në rrethin Kinnaur ku ndodhi incidenti, tha se operacionet e shpëtimit mund të vazhdojnë gjatë gjithë natës në një përpjekje për të gjetur të mbijetuarit.
/Priza.al/