Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Gjermane, pasi u kap me 2.7 kilogram kokainë në makinë.
Arrestimi raportohet të ketë ndodhur në datën 16 janar, ndërsa shqiptari i kishte thënë patrullës së policisë se do të vizitonte një mik në Amsterdam, ndërsa nuk kishte asnjë dokument me vete. Policia ka bërë me dije se edhe leja e drejtimit të mjetit të shqiptarit ishte e falsifikuar.
Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim ku do të pritet vendimi i gjykatës.