Ditën e sotme rreth 300 efektivë të FA dhe 100 forca bashkiake po operojnë në terren për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur.
Për shkak të erës së fortë disa vatra zjarri janë aktivizuar.
Vatra akive janë në në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia administrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës.
Dhe tjetra është në lagjen Nënë Tereza, (Kodër Marlekaj), të qytetit të Lezhës, e cila është shfaqur në orët e para të ditës së sotme.
Ndërsa gjatë mbrëmjes reth 150 efektivë të FA kanë monitoruar situatën duke fikur shumë vatra zjarri të ndezura.