Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në takim drejtuesit politik të PS-së në të gjitha qarqet e vendit, teksa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet vendore. Takimi ka nisur rreth orës 13:30 dhe ka përfunduar pas afro 4 orësh.
Në këtë takim, Rama në cilësinë e kryetarit të PS-së, po u jep porositë e tij për organizimin politik në terren, maksimalizimin e votës si dhe mbështetje për kandidatët e listës për këshillat bashkiakë.
Pak javë më parë, Rama zhvilloi një tur takimesh në të gjitha bashkitë e vendit, teksa theksoi se ka shumë prej këtyre bashkive ku po diskutohet ende nëse do të jetë apo jo kandidime të reja.