Rreth 10 mijë shtetas kanë kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit ku fluksi më i lartë i lëvizjeve është shënuar në hyrje të territorit shqiptar.
Janë regjistruar gjithsej 5696 shtetas në hyrje dhe në dalje 3299 persona.
Pavarësisht shtimit të fluksit të lëvizjeve në këtë pikë kufitare nuk janë shënuar radhë të pritjes së automjeteve.
Të dyja palët si shqiptare dhe ajo greke punojnë me nga 5 sportele duke shmangur qëndrimin e mjeteve në pritje.