Rrethi Çiklistik i Shqipërisë/ Nisi sot edicioni i 80-të

Është një vit i veçantë për një sport krejt të rrallë.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë nisi sot edicionin e tij jubilar, të 80-të, dhe vendi ynë është ndër të dalluarit në kontinent, sepse kjo garë është e treta më e vjetra në Europë, pas të lavdishmëve Tur i Francës dhe Xhiro e Italisë.

Që nga 1925 e deri së fundmi, emra të mëdhenj kanë fituar që nga Jonuz Gjylbegu, Fadil Muriqi, Bilal Agalliu, Agron Tafilica, Agron Huqi e Agim Tafili sa për të përmendur disa kampionë.

Këtë vit marrin pjesë 15 ekipe, shumica të huaja, me mbi 100 çiklistë.

Në konkurrim kombëtarja shqiptare, Tirana e Vllaznia si ekipe shqiptare, si dhe të tjerë si Kosova, Turqia, Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhani apo Steaua e Bukureshtit nga Rumania.

Për fat të keq janë vetëm 5 etapa me gjatësi totale 754 km, nga 22 deri në 26 maj.

Rrethi nisi nga Tirana, dhe do të kalojë në Lushnjë, Elbasan, Vlorë, Përmet për të ardhur në përfundimin tashmë klasik në Fier.

Kryesuesi i Rrethit do të mbajë fanelën e verdhë, kryesuesi i renditjes me pikë do të ketë fanelë të blertë, kryesuesi i klasifikimit malor fanelën e kuqe dhe ai nën 23 vjeç, bluzën e bardhë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *