Në Tiranë qytetarët më në fund po ndërgjegjësohen për rrezikun e rrezatimit kancerogjan që sjellin antenat celulare mbi tarracat e pallateve të tyre, ndaj kanë nisur edhe protestat e para spontante.
Kompania “One” e cila me ndërhyrjen e personazheve të afërt me politikën po përpiqet të kalojë në rrjetin e saj numrat celularë të 12 mijë policëve, po shkel rregullat dhe po rrezikon jetën e qytetarëve me praninë e antenave të saj transmetuese, në mes të zonave të banuara në Tiranë.
Presupozohet që antenat e kompanive telefonike të vendosen larg qendrave urbane për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit, që edhe pse thuhet se është jo jonizues përsëri nuk ka asnjë studim që ai nuk ndikon në sëmundjet kancerogjene.
E megjithatë antenat e kompanisë “One”, janë të vendosura në zonën e Laprakës duke u kthyer në një rrezik evident për banorët e zonës.
Prania e antenave të tilla paraqet rrezikshmëri të lartë, ndërsa banorët thonë se, kjo situatë është kthyer në shqetësim të përditshëm.
Situata duket se bëhet edhe më shqetësuese, pasi antenat e kompanisë “One” gjenden fare pranë një gjimnazi publik në Laprakë, duke vënë në pikëpyetje edhe shëndetin e fëmijëve.
Banorët thonë se jetojnë me frikën e rrezatimit çdo ditë. “Janë të rrezikshme, por gjithmonë i forti e bën ligjin këtu”.
/Burimi: Oranews.tv/