Një i mitur ka rrezikuar të humbë jetën në Sarandë.
Burime për median bëjnë me dije se fëmija rreth moshës 3-vjeç e gjysmë ka mbërritur në urgjencën pediatrike pa frymëmarrje, si dhe pa vetëdije. Mësohet se bluzat e bardha kanë ndërhyrë menjëherë duke i vendosur oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar.
Vogëlushi do të dërgohet QSUT për trajtim të mëtejshme, pasi sipas mjekëve ‘pranëmbytja’ është mbijetesa (edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes.