Një turiste nga Kosova është rrezikuar që të mbytet pranë plazhit të Kunes në Lezhë.
U bë me dije se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor. U mësua se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa pushuesit kanë dhënë ndihmën e parë.
Sipas pushuesve vajza nga Kosova ka pësuar edhe disa dëmtime fizike.