Zjarrfikësit janë personat që po përballen me flakët, duke shpëtuar vendin nga shkrumbimi, por nuk kanë marrë rrogat. Mësohet se në Vlorë, një prej qarqeve më të prekur nga zjarret, ku çdo ditë luftohet për të mbrojtur parkun e Llogarasë, Bashkia nuk ka akorduar fondet për ta.
Mësohet se Bashkia nuk iu ka dhënë pagat e gatishmërisë zjarrfikësve që prej dy muajsh, që nga data 12 qershor, ndërkohë që gjatë javëve të fundit atyre u është dashur të punojnë dyfishin e orëve.
Ata kanë marrë vetëm 20 orë pune ndërkohë qe kanë 90 orë plus të cilat janë gati 30 mije leke që u duhet paguar nga bashkia. Po ashtu rrobat e zjarrfikëseve, pantallona, bluza, etj. etj., kanë vite qe nuk i kanë marrë dhe çdo gjë e blejnë me shpenzimet e tyre.
Ndërsa zjarrfikësit vijojnë të përballen me flakët, pasi vatrat e zjarrit nuk janë shuar ende, duhet të presin ende për të marrë atë që u takon. Po ashtu edhe kushtet e punës lënë për të dëshiruar, pasi në asnjë moment, nuk kanë dalë pamje të zjarrfikësve të pajisur me veshjet e posaçme.
Ndërkohë kreu i bashkisë i ka premtuar se deri ditën e hënë do të bëhet dhe likuidimi duke marrë dhe paratë e prapambetura. Në të kundërt ata do shkojnë në dyert e bashkisë për te kërkuar mundin e tyre.
/Priza.al/