Rrezikon të ngelë pa familje për një simbol të nazizmit, por i riu e pëson edhe më keq…

Një ushtar austriak u dënua me 19 muaj burg pasi bëri tatuazh simbolin e nazizmit në testikuj. 29-vjeçari piu dy shishe uiski para se vëllai i tij t’i bënte tatuazh simbolin e ndaluar në skërtumin e tij, raportoi gjykata në qytetin e Klagenfurt.

Ai postoi një foto të tatuazhit në internet dhe ua tregoi kolegëve teksa ishte i dehur në mbrëmjen e fundit të stërvitjes ushtarake. Ushtari, i cili nuk është identifikuar për shkak të ligjeve austriake të privatësisë, u akuzua për postimin e fotove me përmbajtje naziste dhe pirjen e verës me markën e Hitlerit. Ai u dënua me 19 muaj burg për glorifikim të nazizmit. I pandehuri shprehu pendesë gjatë gjykimit, duke thënë se ndjehej në siklet për veprimet e tij. Ai gjithashtu tha se tatuazhi nuk ishte në vend të dukshëm, por kjo nuk e shpëtoi atë nga burgu.

Avokati i tij, Franz Zimmermann tha se do të apelonte vendimin. Akti i Ndalimit të Socializmit Nacional të Austrisë i vitit 1947 urdhëron dënime me burg për ata që përpiqen të ringjallin ose glorifikojnë organizatat që i ngjajnë partisë Naziste.

Shein apologises and removes swastika necklace from website, saying 'for  the record, it was not a Nazi pendant' | The Independent | The Independent

Neo-Nazi Brit who thought Adolf Hitler was 'God' and posed with knife by  Union Jack jailed under terror laws - Mirror Online

Aryan Brotherhood of Texas: How did neo-Nazi prison gangs become so  powerful? - BBC News

Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *