‘Rrezikoni të bini në kurthin e…’, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ditën e sotme

Dashi

Kjo e dielë nxjerr në pah vullnetin tuaj që iu karakterizon gjithmonë. Sigurohuni të mbani premtimet që keni dhënë. Do të gjendeni në situata shumë të favorshme, sa dikush do t’iu thotë se imazhi juaj është spektakolar.

Demi

Nëse një detyrim familjar ju pengon të shkoni në një event që dëshironi shumë të shkoni, ruani qetësinë, pasi mund t ndikojë në humorin tuaj. Merrni përgjegjësitë tuaja dhe kombinojini në mënyrën më të mirë të mundshme me kohën e lirë.

Binjakët

Mbani mend fjalët që një person me më shumë përvojë se ju, jua ka thënë kohët e fundit në lidhje me një situatë komplekse nga e cila duhet kohë për të dalë. Ngadalë ngadalë do t’ia dilni, por vërtet duhet pak kohë.

Gaforrja

Dëshironi të ndiheni të lirë dhe të pavarur ndaj një lidhje, por rrethanat ua vështirësojnë këtë gjë. Mos u fiksoni pas idesë, por përgatisni një strategji të pranueshme.

Luani

Dikush ndodhet pranë teje. Dikush që e beson shumë, aq sa do të bëjë që të ndryshosh mendje për mënyrën si po e menaxhon lidhjen që ke, ose në të kundërt, do të shërbejë për të hapur mendjen dhe zemrën për një lidhje të re. Do të ndjehesh i çliruar.

Virgjëresha

Nuk është aspak pozitive për ju të mbaheni pas dikujt që nuk është në nivelin e duhur për ta mbajtur lidhjen që dëshironi siç doni ju. Pranoni realitetin pa u menduar më.

Peshorja

Pritet një e dielë e kënaqshme në përgjithësi. Relaksohu sa më shumë që të mundesh me atë që ju shijoni më shumë.

Akrepi

Do të dini si t’i nxirrni fjalët e duhura pasi do të analizoni me shumë sukses një situatë profesionale. Edhe nëse këtë të diel nuk punoni, do të kontaktoni dikë që lidhet me sferën e punës dhe do të rregulloni çdo pikë që keni lënë pezull.

Shigjetari

Ndonjëherë nuk duhet thënë e vërteta copë, ashtu siç është, por as duhet të gënjeni, mbi të gjitha, nëse do që një person i cili sapo e ke njohur, të tërheq dhe nuk do që të krijojë mosbesim ndaj teje. Mbaj pak privatësi për vete, mos u zbraz i tëri, të paktën për momentin.

Bricjapi

Jeni duke synuar diçka në punën tuaj, por mos mendoni se dhe të tjerët nuk e kanë të qartë këtë. Mos mendoni se po mashtroni dikë që dyshon se po bëni diçka në nivel profesional, nuk është aq e thjeshtë. Ju e dini se është e vërtetë dhe ata mund ta kuptojnë lojën tuaj. Kujdes!

Ujori

Ndoshta jeni ca si shumë protektivë ose posesivë ndaj partnerit tuaj dhe kjo është diçka që do ta vlerësojë shumë dhe akoma më shumë nëse marrëdhënia nuk është në periudhën e sa më të mirë. Është e rëndësishme të rifitoni hapësirën e humbur emocionale nëse doni të ktheheni atje ku keni pikënisjen.

Peshqit

Zakonisht nuk manipuloheni lehtë, por këtë ditë të fundit të muajit tetor, dikush do të përpiqet dhe ju mund të rrezikoni të bini në kurthin e dobësisë. Mos thuaj asgjë, por gjëja më e mirë është që të mësosh për lojën që po bëhet dhe të marrësh masat para se kjo të të çojë në një situatë të padëshiruar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *