Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, Zheljko Bërkiq, tha se që nga mëngjesi i sotëm është shtuar prania e policëve në 1800 shkollat, aq sa janë, në Serbi.
“Prania e tyre do të jetë në radhë të parë në momentin e fillimit të mësimit dhe pas përfundimit të mësimit, ku me praninë e tyre do të veprojnë në mënyrë parandaluese, duke ngjallur besimin tek nxënësit dhe prindërit se ka përfaqësues të shtetit që do t’i mbrojë”, tha Bërkiq për Radio Televizionin e Serbisë
Kjo masë erdhi pas tragjedisë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku një nxënës 13-vjeçar vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje. Siç raportojnë mediat serbe, në këtë shkollë sot gjenden katër policë.