Rreziku që vjen nga Fostoksina, flet mjeku i QSUT

Fostoksina është shumë toksike dhe vdekjeprurëse tek njerëzit në rast ekspozimi ndaj saj. Kjo është një lëndë, që merret me recetë vetëm në farmacitë bujqësore. Përgjithësisht përdoret nga fermerët, zakonisht në magazina për të mbajtur larg brejtësit. Por nuk kanë munguar as rastet që në vend të brejtëseve janë toksikuar njërëzit.

Sa e rrezikshme është kjo toksinë, për shëndetin e njeriut në rast ekspozimi?

Shefi i Sherbimit të Toksikologji Klinike në Qendën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është shprehur për Priza.al se helmimi nga toksina në ambient varet nga gjendja fizike e tabletave të fostoxenës, në përgjithësi shkojnë deri në formën e moderuar kur toksiciteti është aksidental ambiental.

Quhet ndryshe Fosfidi Aluminit (ALP) futet në grupin e fumiganteve dhe është përdorur për të kontrolluar brejtësit dhe dëmtuesit në ambientet ku ruhen drithërat.

Fostoksina është shumë toksike dhe vdekjeprurëse tek njerëzit në rast ekspozimi ndaj saj.

Sa herë që fostoxina ekspozohet  ndaj lagështirës apo agjenteve të tjerë atmosferike, çlirojnë gazin fosfine( PH3) i  cili është një helm mitochondrial. Kjo është një gaz toksik pa ngjyrë me aromë të hudhrës apo të peshkut të prishur .

Pjesa më e madhe e rasteve me helmim nga fostoxina Janë për shkak te gëlltitjes se qëllimshme ( suicid) dhe rrallë jemi përballë një ekspozimi aksidental i  pa qëllimshëm kur për arsye te paqëllimshme njerëzit bien në kontakt nga thithja e gazit fosfine nga rrugët respiratorë ku ka vend për toksicitet.

Fostoxina ndikon pothuajse në të gjitha organet jetësore të trupit duke dhënë një shumëllojshmëri shfaqjesh klinike.

Rastet klasifikohen:

Forma e lehtë (mund të paraqiten me prekje të lehta të rrugëve respiratore,gastrointestinal, mund të ketë kolle, mbajtje fryme, cefale, lodhje, nause të vjella shtrëngim në gjoks)

Forma e moderuar ( takohet  disfunksion kardiovaskular, renal, hepatik dhe manifestime neuroosikiatrike, takikardi hypotension kollë e vazhduar cianoze mbajtje fryme dhimbje gjoksi oliguri diarre ataksi tremor.

Forma e rëndë( karakterizohet nga progredimi shokut, shfaqja e edemës pulmonary, çrregullime të ritmit kardiak, cianoze acidoze metabolike manifestime psikiatrike nga  axhitimi psikomotor deri në koma që shfaqet në fund të ecurisë së helmimit.

Doza vdekje prurëse për një të rritur është më pak se 0.5 gram, zakonisht tabletat e fostoxinës e humbasin forcën toksike kur bien ne kontakt me agjentë atmosferikë dhe rastet ekspozohen me gazin fosfinë por përgjithësisht janë raste fatlume që shkojnë mirë, shprehet Dr. Andrin Tahiri./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *