Gjithsej 83 emigrantë në dy varka të vogla të drejtuara në Mbretërinë e Bashkuar janë shpëtuar në Kanalin e La Manshit.
Rojet bregdetare franceze ndaluan disa gomone të cilat u përpoqën të kalonin kanalin ditën e djeshme. Dy prej gomoneve u përballën me veshtirësi në brigjet e Gravelines.
Të dielën në mëngjes, roja bregdetare tha se 54 njerëz ishin shpëtuar nga një varkë dhe 29 nga një tjetër. Një personi të plagosur iu dha ndihma e nevojshme mjekësore. Kjo vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha se 26 emigrantë në një varkë të vogël kaluan Kanalin për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit është 991.