Rrëzimi i sistemeve mbrojtëse nga hakerat/ Halimi: Sulmi nuk ka përfunduar, investimi prej 197 mln euro është keqpërdorur

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik nga Irani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Halimi i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) me një kërkesë për sistemet digjitale.

Hali shkruan se sulmi kibernetik nuk ka përfunduar se dhe të dhëna të tjera do publikohen. Sakaq shton se rrëzimi i sistemeve mbrojtëse krijon dyshime mbi mënyrën e përdorimit të 197 milionë eurove për blerjen dhe ndërtimin e sistemeve nga kompani vendase.

Postimi i plotë:

SULMI KIBERNETIK, SISTEMI YNË I MBROJTJES DHE PARATË PUBLIKE

(20 pyetje dhe 6 konstatime)

Si pjesë e një ekipi, vitet e fundit, që merremi me sistemet smart dhe ato inteligjente, kryesisht në sistemet bankare dhe energjetike në Ballkanin Perëndimor, kam pasur një interesim të shtuar në lidhje me sistemet mbrojtëse kibernetike në Shqipëri dhe paratë publike të shpenzuara në 8 vitet e fundit.

Në vijim të informacioneve të marra dhe të përcjella në komunikimin publik, kam kërkuar verifikim të shtuar ndaj AKSHI-t nëpërmjet 20 pyetjeve, sipas shkresës bashkëlidhur.

Në pritje të këtyre përgjigjeve, mund të arrijmë lehtësisht në 5 konstatime

  1. Është e dukshme se sistemet tona digjitale, jetike për vendin, pasi u bënë objekt sulmesh kibernetike, u rrëzuan lehtësisht!
  2. Sipas dokumenteve të mbledhura deri më tani rezulton se qeveria ka investuar 197 mln euro për sistemet digjitale, shifër kjo shumë herë më e madhe edhe se vendet nordike për numër përdoruesish!
  3. Ka dyshime se sulmet ende nuk kanë përfunduar dhe vijojnë edhe sot të publikohen të dhëna, përfshi dhe të ish-numrit 1 të Policisë së Shtetit, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
  4. Sistemet e mbrojtjes sonë kibernetike dyshohet se janë ndërtuar jo me kompani të specializuara ndërkombëtare, por me kompani të lidhura ngushtë me politikën aq sa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani!
  5. Mbrojtja kibernetike është e rëndësishme për vendin dhe për sistemet, por ka dyshime se AKSHI nuk ka fare një departament për këtë mbrojtje kibernetike dhe mungojnë certifikimet ndërkombëtare të sistemeve mbrojtëse.
  6. Rrëzimi i lehtë i sistemeve mbrojtëse krijon dyshime mbi mënyrën e përdorimit të 197 milionë eurove për blerjen dhe ndërtimin e sistemeve nga kompani vendase. Me këto vlera duhet të ishin blerë super sisteme mbrojtëse. Krijohen dyshime të arsyeshme se certifikimi i këtyre sistemeve mbrojtëse, nëse ekzistojnë, nuk është kryer nga ndonjë kompani ndërkombëtare.

Pavarësisht solidarizimit të plotë në luftën ndaj sulmit kibernetik dhe ndaj agresorëve, pa as më të voglin dyshim, sistemet super të shtrenjta duhen audituar urgjentisht, për t’u parë certifikimi i tyre, por edhe përdorimi i parasë publike të shpenzuar për këto sisteme.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *