Një aeroplan është rrëzuar në perëndim të Ukrainës, dhe si pasojë ka ndërruar jetë piloti lokal dhe tre pasagjerë amerikanë në bord.
Policia ka thënë se aeroplani Aerospool WT10 Advantic, është rrëzuar në një shtëpi, në fshatin, Sheparovtsi, në rajonin Ivano-Frankivsk.
Të tre pasagjerët kanë qenë hebrenj hasidikë nga Shtetet e Bashkuara.
Një grua dhe dy fëmijë, që kanë qenë brenda shtëpisë, kanë arritur të ikin pa u lënduar nga rrëzimi, ka thënë policia.
/Priza.al/