Një aksident ka ndodhur në lindje të Turqisë, ku një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe 26 persona. Burimet lokale i thanë agjencisë së lajmeve Reuters që autobusi shpërtheu në flakë, pasi ra në një humnerë.
Shoferi i autobusit u ndalua nga autoritetet. Turqia është pikë kryesore tranziti për migrantët që duan të arrijnë në Evropë.
Shumica e migrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë në këmbë kufirin Iran-Turqi, përpara se të transportohen më në perëndim, në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.
/Priza.al/